Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) i shpreh ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor për vdekjen e infermieres së Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci, përcjell InLajmi
Postimi i plotë
Me rastin e vdekjes së infermieres dhe instrumentares së Klinikës së Oftalmologjisë, znj. Luljeta Statovci, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësorë.
Luljeta njihej si punëtore e zellshme dhe profesionale, duke ndihmuar pacientët.
Së fundmi, ishte diagnostikuar me COVID-19, përkundër trajtimit për më shumë se 3 javë dhe përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësorë, ajo nuk arrite të mbijetonte./InLajmi/