Gjendja aktuale e kanalizimeve për shkak të reshjeve në Kosovë konsiderohet të jetë e vështirë, raporton InLajmi.
Mirepo kjo nuk është e gjitha, në një situatë të keqe ndodhet momentalisht edhe niveli i lumenjve.
Lumi “Drenica” ka një ngritje të nivelit të ujit, ku siç shihet në foto duket shumë afëer daljes nga shtrati.
Nga fotografitë dhe videot e siguruara nga Gazeta InLajmi shihet se disa komuna janë vërshuar nga uji.
Ndërkaq edhe kryeqyteti nuk duket të jetë në gjendje më të mirë.
Për një situatë të tillë ishte paralajmruar gjatë ditës së djeshme nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /InLajmi/