Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të shiut në drejtim të auto-udhës Vermicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53 kemi rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që auto-udha “Ibrahim Rugova” është e qarkullueshme, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se gjatë natës në disa regjione ka pasur reshje bore, por kompanitë e mirëmbajtjes kanë intervenuar me pastrim të borës dhe kripe sidomos ne regjionin e Pejës e Gjakovës, si dhe në viset malore.
Auto-udha R6 Doganaj- Hani i Elezit, auto-udha A6 Konjuh-Doganaj, regjioni i Ferizajt 1 dhe Ferizajt 2, si dhe Prishtina 2 janë krejtësisht të lira për qarkullim.
Postimi i plotë i MI
Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se pas reshjeve të shiut në drejtim të auto-udhës Vermicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53 kemi rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që auto-udha “Ibrahim Rugova” është e qarkullueshme. Ministria e Infrastrukturës ka sinjalizuar vendin dhe ekipet janë duke punuar për ta sanuar gjendjen.
Gjatë natës në disa regjione ka pasur reshje bore, por kompanitë e mirëmbajtjes kanë intervenuar me pastrim të borës dhe kripe sidomos ne regjionin e Pejës e Gjakovës, si dhe në viset malore.
Auto-udha R6 Doganaj- Hani i Elezit, auto-udha A6 Konjuh-Doganaj, regjioni i Ferizajt 1 dhe Ferizajt 2, si dhe Prishtina 2 janë krejtësisht të lira për qarkullim.Ndërsa ne regjionin e Gjilanit 2, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pas reshje shiu dhe në vendet me lartësi më të lartë ka mjegull. Të Gjilani 2 të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime, por që rrugët janë të kalueshme.
Po ashtu është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët: Prizren – Prevallë, Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash –Brod.Në regjionin Peja 1, ka reshje të borës me intensitet të lartë, po ashtu ka intervenime në largimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.
Po ashtu është intervenuar me krip në rrugët: Prishtinë-Mutivodë (segmenti Stallovë-Mutivodë), QMI -Carralevë ( segmenti Shtime-Carralevë) dhe Komoran-Carralevë ( segmenti Salë-Carralevë).
Ministria e Infrastrukturës, bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë për t’i mbikëqyrur rrugët e Kosovës dhe për të mundësuar qarkullim normal.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, Ministria e Infrastrukturës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i kenë veturat me pajisje dimërorë./InLajmi/