Qyteti i Gjakovës përveç që ka bllokim të rrugëve nga reshjet e shiut, ka edhe mungesë të energjisë elektrike si dhe furnizim të ujit, përcjell InLajmi.
KRU”Gjakova ka njoftuar se si rezultat i ndërprerjes së rrymës nga ana e KEDS, në disa zona kemi ndërprerje të furnizimit me ujë
Postimi i plotë:
KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona kemi ndërprerje të furnizimit me ujë.
Zonat të cilat atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë janë ato zona të cilat furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit nga ana e KEDS!
KRU “Gjakova”./InLajmi/