Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se kjo komunë po vazhdon të përballet me problemet të cilat janë shkaktuar nga reshjet e shiut, përcjell InLajmi.
Muharremaj ka thënë se po mundohën që situatën t’a mbajnë nën kontrollë, mirëpo dëmet mund të jenë ende prezente , pasiqë të reshurat e shiut po vazhdojnë.
Postimi i plotë i tij:
Rreshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, po shkaktojnë probleme në disa zona në Komunën e Suharekës.
Ekipet tona janë në teren dhe po e mbajnë situatën nën kontrollë, megjithëse dëmet mund të jenë prezente nëse kemi ende reshje të shiut. Në Shirokë, Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.
Ne do të jemi në teren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë./InLajmi/.