• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

BE-ja përsërit se do të sigurojë vaksina për Ballkanin, nuk përmend datë

J G nga J G
8 January 2021
në Bota
0 0
0
BE-ja përsërit se do të sigurojë vaksina për Ballkanin, nuk përmend datë
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në raport mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të përbashkëta në Bruksel duket se po përsëritet tradita e mëparshme që shtetet, sa herë që diçka shkon mirë, meritat t’i marrin për vete ndërsa kur gjërat ngecin fajin ia lënë Komisionit Evropian.

Kjo po ndodh tash edhe për ngecjet në fillimin e fushatës së vaksinimit masiv të qytetarëve në shtetet e BE-së kundër COVID-19. Shtetet anëtare në verë kishin rënë dakord që Komisioni Evropian, në emër të tyre, të siguronte vaksinat ndërsa ato në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte, sipas numrit të banorëve, t’u ndahen shteteve anëtare. Por kur tash ka nisur vaksinimi, numri i atyre që kanë marrë këtë kurë është shumë, shumë i vogël, madje në shumë shtete më i vogël sesa numri i rasteve të reja ditore.

Nga Komisioni Evropian janë mbrojtur se vaksinat janë porositur në pajtim me shtetet anëtare dhe ato në secilën fazë ishin pjesë e procedurave.

Kritikat e mëdha kanë ardhur nga Gjermania, vendi ku është zbuluar vaksina e parë e suksesshme nga kompania “BioNTech”, në bashkëpunim me atë amerikane “Pfizer”. Disa udhëheqës gjermanë kanë shtruar pyetjen se “si t’ua shpjegojmë qytetarëve se te ne është krijuar vaksina, kurse vendet e tjera kanë ardhur më shpejt sasitë e nevojshme”.

Në Belgjikë, ku prodhohet sasia më e madhe e vaksinave të “Pfizerit” për Evropën, thonë se nuk kanë asnjë përparësi nga fakti se miliona vaksina në ditë prodhohen në këtë shtet, ndërsa në dispozicion për Belgjikën në fillim janë vetëm disa mijëra doza.

E përballur me kritikat nga disa shtete anëtare se nuk ka porositur doza të mjaftueshme të vaksinave të duhura, Komisioni Evropian të premten ka arritur edhe një marrëveshje tjetër me të cilën ka siguruar 300 miliona doza nga “BioNTech”/”Pfizer”. Fajin për ngecje në procesin e vaksinimit ua ka lënë shteteve anëtare. BE-ja nëpërmjet “prokurimit të përbashkët” ka porositur deri më tash më shumë se 2.3 miliardë doza vaksinash, por shumica nga kompanitë të cilat ende nuk e kanë përfunduar prodhimin dhe licencimin e tyre.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Van der Leyen, ka përsëritur se “BE-ja ka siguruar më shumë sesa duhet dhe do të ketë mjaft për të vaksinuar tërë popullatën e BE-së”.

Në këtë mënyrë, ajo është mbrojtur nga kritikat se KE-ja ka porositur pak doza nga vaksinat të cilat kanë marrë autorizimin për përdorim në BE.

“Kush ka mundur ta dijë në verë se cilat vaksina do të jenë të suksesshme. Prandaj edhe kemi bërë marrëveshje me më shumë prodhues potencialë”, ka thënë ajo.

Kryetarja e KE-së ka thënë se shtetet anëtare “kanë obligim ligjor” që të mos bëjnë kontrata individuale me prodhuesit e vaksinave, sepse janë marrë vesh që porosia të bëhet në mënyrë të përbashkët përmes Komisionit Evropian. Por në Komisionin Evropian nuk kanë dashur ta kritikojnë në mënyrë direkte Gjermaninë, e cila vet ka bërë të ditur se ka bërë një marrëveshje me “BioNTech”/”Pfzifer” për 30 milionë doza shtesë, jashtë sasisë që Gjermanisë do t’i takonte nga kontingjenti i siguruar nga BE-ja.

KE kanë përsëritur se do të ketë doza edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe ato nga fqinjësia, dhe se negociatat e para tashmë po zhvillohen për shpërndarje në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Por nuk kanë dhënë detaje se me cilat vende dhe në cilin afat kohor do të sigurohen vaksinat.

“Qasja jonë është se nuk do të fitojmë kundër pandemisë ne në BE nëse nuk fitohet në fqinjësinë tonë”, ka thënë një zyrtar i BE-së, duke shprehur kështu vullnetin për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç kanë sqaruar disa herë “donacionet” për shtetet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen nga shtetet anëtare nga kontingjenti i siguruar përmes prokurimit të BE-së, raporton Daily Mail.

Në Bruksel thonë se “po vazhdohen bisedimet që të sigurohet që të gjitha vendet e Ballkanit të kenë donacione në të njëjtën kohë”, transmeton koha.net.

Deri më tash, Serbia ka qenë i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit, i cili ka siguruar një sasi të vaksinave në mënyrë vetanake dhe ka nisur vaksinimin e qytetarëve. Në BE rikujtojnë po ashtu se sasia më e madhe e vaksinave për vendet e Ballkanit do të vijë përmes nismës së përbashkët globale COVAX, por që do të vonohen në krahasim me ato që janë siguruar për shtetet e Bashkimit Evropian.

Tags: BEKoronavirusiVaksina anti-Covid
Postimi i mëparshëm

Përmbytje në të gjithë Shqipërinë, evakuohen disa familje në Durrës

Postimi tjetër

Vërshimet në Gjakovë, evakuohen 9 familje

Të ngjajshme Postime

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale
Bota

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin
Bota

Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin

12 November 2025
Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!
Bota

Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!

12 November 2025
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s
Bota

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese
Bota

Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese

11 November 2025
Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”
Bota

Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”

11 November 2025
Postimi tjetër
Vërshimet në Gjakovë, evakuohen 9 familje

Vërshimet në Gjakovë, evakuohen 9 familje

Lajmet e fundit

Reagon zyrtarisht SPAK për mosparaqitjen e Berishës për 21 Janarin: Refuzoi 2 herë

Reagon zyrtarisht SPAK për mosparaqitjen e Berishës për 21 Janarin: Refuzoi 2 herë

14 November 2025
Kusari: RTK po shfrytëzohet nga Qeveria dhe LVV për inate politike, opozita nuk e ka obligim t’ia bëjë numrat

Kusari: RTK po shfrytëzohet nga Qeveria dhe LVV për inate politike, opozita nuk e ka obligim t’ia bëjë numrat

14 November 2025
Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

14 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

14 November 2025
Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

14 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu