Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri tha se cilido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, LDK-ja është e gatshme të shkojë në opozitë, raporton InLajmi.
Ajo tutje deklaroi se asnjë parti nuk mund ta gënjejë veten dhe të mendojë se mund t’i marrë mbi 50% të votave.
“Qeveria bëhet me 2 parti shqiptare, plus minoritetet. Nuk mund ta gënjejë askush veten dhe të mendojë të krijojë qeveri vetëm”, theksoi ajo në T7.
Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt./InLajmi/