Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme të paprecedentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përkrahës të Donald Trump u futën dhunshëm në Senat për të penguar procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, raporton InLajmi.
Baxhaku ka thënë se ngjarja e djeshme në Amerikë tregon se ku potencialisht do të mund ta dërgonte Kosovën një konfrontim i Kurtit me administratën Trump.
Postimi i plotë i tij:
“Trazirat dhe dhuna e djeshme në Kongresin American, për te gjithë ata që kanë dy fije njohuri nga politika vërtetojnë katërciprisht ku mund të na qonte një konfrontim i Qeverisë Kurti me një President dhe administratë krejtësisht të pazakontë dhe jokonvencionlale të SHBA dhe nga ana tjetër vërtetonë politiken e drejtë dhe largëpamëse të LDK-së dhe Qeverisë Hoti”./InLajmi/