Sondazhi i fundit i realizuar nga PIPOS, të cilin e paraqiti Fisnik Halimi, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, e kanë nxjerrë parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, me 41.10% të votave.
Partia e 2-të radhitet PDK, me 20.80% të votave, pastaj LDK radhitet e 3-tame 15.70%.
AAK me 8.60% të votave, Nisma 2%. Sipas këtij sondazhi iniciativa e Vjosa Osmanit do të marrë 3.20% të votave, raporton Klan Kosova.
Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, kurse partitë politike do të kenë kohë dhjetë ditë që të bëjnë fushatë elektorale.