Vetëm gjatë ditës së sotme, Labinot Tahiri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, grumbulloi 70.000 euro bashkë me qytetarët në Ferizaj.
Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj ka shkaktuar lëndimin e mbi 40 personave.
Disa prej të lënduarve kanë pësuar djegie më të rëndë dhe janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, andaj ishte i nevojshëm dërgimi i tyre në Turqi për shërim.
Katër persona arritën sot (e enjte) në Turqi, kurse edhe 2 të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe pritet që së shpejti edhe atyre t’iu mundësohet kjo gjë.
Këngëtari Labinot Tahiri ka marrë iniciativë për grumbullimin e parave për Enver Xhoklin dhe Fidan Gashin, përcjell Gazeta Blic.
Ai gjatë ditës së sotme ka qëndruar në tendë në qytetin e Ferizajt dhe tani përmes një videoje ka dhënë lajmin e mirë.