Shefi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka konsideruar si zgjedhje të vonuara dhe jot ë parakohëshme, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se këto zgjedhje do të jenë referendum , dhe se politika e keqe do të ndodhet para gjyqit.
Postimi i tij i plotë:
Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.
Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.
Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.
Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë./InLajmi/