Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci ka deklaruar se nëse arrihet koalicioni mes VV-së dhe Vjosa Osmanit, nuk do të ketë problem për zgjedhjen e presidentit.
Ndërsa, i pyetur se a është diskutuar për këtë çështje me VV-në, Peci ka thënë se të gjitha opsionet janë të hapura.
“Të gjitha opsionet janë të hapura, por gjithçka varet nga zgjedhjet”, ka thënë ai.
Ndërsa, duke folur në Kanal 10 për listën e Vjosa Osmanit, në këto zgjedhje Peci ka thënë se ka njerëz të ndryshëm që do të jenë pjesë e listës.
“Ne shkojmë me një metodologji mikse, kemi përfaqësues që kanë qenë pjesë e LDK-së, lista jonë do të ketë personalitete edhe të tjera, profesor që kanë shpreh gatishmërinë për të dhënë kontributin në program”, ka thënë ai.




















