Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë, ku pasojë e aksidentit, 4 persona kanë marrë lëndime trupore, raporton InLajmi.
Ngjarjen për gazetën InLajmi e ka raportuar zëdhënësi Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Katër persona kanë marr lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njesiti për menaxjim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”,ka thënë Hoxha./InLajmi/