Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në orët e para të mëngjesit ka njoftuar se janë nisur 2 aeroplanët e parë për dërgimin në Stamboll të 2 personave të cilët janë lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Postimi i tij i plotë
Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes.
E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.
Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit./InLajmi/