Gazeta Blic merr vesh se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen të dielën e 14 shkurtit.
”Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 14 shkurt”.
Ky vendim i Osmanit vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, i cili u bë sot.
Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë Hoti, do të caktohet data e zgjedhjeve të reja.
Sic i ka thënë një burim gazetës, ato do të mbahen me 14 shkurt, thonë burime të Gazeta Blic.
Pritet konfirmimi i datës së zgjedhjeve nga u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ashtu siç parashihet në Kushtetutë.