Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në vizitë në Mitrovicë, për t’u takuar me strukturat lokale të partisë, përcjell InLajmi.
Ai ka shfrytëzuar rastin të thurë kritika për kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtirin.
Postimi i plotë i tij:
Të lodhur nga keqqeverisja dhe me vullnet të madh për ndryshim, Mitrovica është më e mobilizuar se kurrë ta përqafojë të ardhmen. Energjia të cilën e pamë edhe mbrëmë, ku së bashku me Bedri Hamzën takuam Degën dhe strukturat tona në këtë qytet, janë sinjali i parë që PDK po rikthehet fuqishëm në Mitrovicë. Një qytet që dikur ishte krenaria e Kosovës, është shndërruar në qytetin më të varfër në vend nga kryetari më i pasur.
Asgjë përveç mashtrimeve dhe diferencimeve në baza partiake e familjare nuk ka ndodhur në Mitrovicë në tetë vitet e fundit. Ky model qeverisës në dëm të qytetarëve do të marrë fund shpejtë. Zgjedhjet nacionale që do t’i kemi tani, do të tregojnë rritjen më të madhe të PDK-së në këtë komunë, deri në tetor kur do ta kemi edhe kryetarin e partisë tonë në këtë qytet. Faleminderit Mitrovicë./InLajmi/