Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një deklarate për media ka bërë të ditur se vaksinat e para anti-covid pritet të vijnë në muajin shkurt, transmeton InLajmi.
Ndër të tjera Hoti ka theksuar se Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për sigrumin e vaksinën
“Dje janë konkretizuar 535 mijë vaksina me Pifzer, me Austrinë 600 mijë vaksina, 720 mijë me COVAX . Janë ndarë 40 milionë euro janë ndarë për vaksinën anti Covid-19. Presim që vaksinat e para të vijën në muajin shkurt”,ka thënë Hoti.
Po ashtu Hoti ka treguar se grupet e para të cilat do të vaksinohen do të jenë personeli shëndetësorë dhe persona mbi moshën 65 vjeç.
Hoti ka thënë se lista e personave që do të vaksinohen do të publikohet në QKMF-të e komunave.
Ai po ashtu ka thënë se deri 20 mijë persona do të vaksinohen brenda ditës.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, falënderoi kryeministrin Hoti për mbështetjen në sigurimin e vaksinës anti-Covid, duke thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët.
“Këto punë dhe i gjithë ky angazhim është siguruar nga Avdullah Hoti. Siç e kemi bërë të ditur dje për sigurimin e vaksinave, kemi marr konfirmimin nga Pfizer për 500 mijë vaksina. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas shume negociatash. Gjatë kësaj jave do të finalizohen edhe aspektet teknike mes MSH-së dhe kompanisë. Dozat e para do të vijnë në muajin shkurt”,ka thënë Zemaj.
Drejtori i Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se secili person i vaksinuar do të pajiset me kartelë të imunizimit./InLajmi/.