Një bomolë gazi ka shpërthyer në një restorant në qytetin e Ferizajt para pak çastesh përcjell InLajmi
Zyrtari policorë Qazim Reka për Gazetën InLajmi ka thënë se deri më tani për fat të mirë nuk ka asnjë të vdekur.
Sipas tij deri këto qaste 31 persona janë konfirmuar të lënduar, 8 nga ta janë përcjellur për në QKUK, ndërsa të tjerët janë në Ferizaj.
Sipas Reka gjendja në restorant është stabilizuar dhe nuk ka ndonjë rrezik për ndonjë shpërthim të ri.
“Deri më tani janë konfirmu 31 persona, 8 persona kanë shkuar në Prishtinë, të tjerët janë në Ferizaj
Fati i mire që deri me tani nuk ka asnjë të vdekur të gjithë personat janë në spital
Ka kalu rreziku nuk ka ndonjë rrezik me shpërthy prap”, ka thënë Reka./InLajmi/.