Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se gjasat që në çështjen e liberalizimit të vizave të këtë çfarëdo lëvizje gjatë 6 muajve të parë të vitit 2021 janë të pakta, përcjell InLajmi.
Ai tha se problemi kryesor nuk është te Portugalia, porse sipas tij, Kosova nuk i ka bindur disa shtete skeptike se e kemi njëmend luftën kundër korrupsionit.
Postimi i plotë i tij:
“Gjasat që çështje liberalizimit të vizave të këtë çfarëdo lëvizje gjatë gjashtë muajve të para të vitit 2021 janë të pakta. Jo sepse Portugalia nuk do e mbështet këtë çështje, por sepse (1) Ne nuk i kemi bindur disa shtete skeptike se e kemi njëmend luftën kundër korrupsionit, dhe (2) Sepse lëvizja e lirë vazhdon të jetë çështje delikate brenda BE-së, në veçanti nën rrethanat e imponuara nga pandemia.
Nga ana tjetër, Portugalia do këtë duar të plota gjatë Presidencës së saj. Në gjashtë muaj, ndër të tjera, ajo synon:
– Të fillon zbatimin e pakos buxhetore prej 1.8 TRILION EURO në të gjitha shtetet anëtare të BE-së;
– Të kujdeset për administrimin efikas të vaksinimit COVID-19 të 450 milion qytetarëve të BE-së dhe të sigurohet vaksinimi falas edhe për vendet e varfra;
– Të avancoj zbatimin e Agjendës së Gjelbër, me theks të veçantë në tranzicionin energjetik dhe zbatimin e instrumenteve financiare në bashkëpunim me EIB;
– Të thelloj Unionin Monetar dhe Ekonomik, në veçanti përmes themelimit të Skemës Evropiane për Garantimin e Depozitave dhe Unionit të Tregut Kapital;
– Të siguroj konsensusin e nevojshëm për dakordimin mbi Paktin e Ri të Migrimit;
– Të shtyj për përpara diskutimet për krijimin e Unionit Evropian për Shëndetësi;
– Të organizoj Samitin Social me qëllim të fuqizimi të modelit social Evropian;
– Në skenën globale, të intensifikoj marrëdhëniet BE-Afrikë”./InLajmi/