Partia Demokratike e Kosovës ka rikujtuar kontributin e ish kryetarit të kësaj partie partie Kadri Veselit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, përmes një videoje, përcjell InLajmi.
Në pamjet e paraqitura shihet Veseli, që atëherë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës kishte qëndruar në bazat e ushtrisë amerikane, në SHBA, për t’i parë nga afër mjetet ushtarake për Ushtrinë e Kosovës.
Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për dërgimin e Ushtrisë së Kosovës në misione jashtë vendit me ushtrinë amerikan
Postimi i plotë i PDK-së
Ushtria e Kosovës do të jetë në misione të përbashkëta ushtarake me Ushtrinë Amerikane
Sot Kuvendi i Kosovës voton për dërgimin e Ushtrisë së Kosovës në misione jashtë vendit së bashku me ushtrinë Amerikane. Ky ishte vizioni i kryetarit Kadri Veseli, i cili pak ditë para formimit të Ushtrisë së Kosovës qëndroi në bazat e Ushtrisë Amerikane për të parë nga afër mjetet ushtarake për ushtarët e Kosovës.




















