Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 800.000 vaksinave kundër COVID-19.
Por fillimisht, ky vend do të ketë mundësi të marrë vetëm 6000 aksina dhe këto pritet të mbërrijnë në muajin shkurt.
Marrëveshja është pritur me një dëshpërim të lartë nga qytetarët pasi sasia e parë përmban shumë pak doza, ku do të kenë mundësi të vaksinohen vetëm 3000 persona.
Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, prej të cilëve 70% janë shprehur të gatshëm për t’u vaksinuar.
Maqedonia e Veriut planifikon që deri në fund të vitit 2021 të ketë vaksinuar 1.2 milion qytetarë.
Përveç blerjes së 800.000 dozave tek Pfizer, Maqedonia e Veriut pret 800.000 vaksina përmes sistemit COVAX, raporton Euronews Albania.
Marrëveshja e arritur me Pfizer nuk është bërë publike për shkak se kompania ka kërkuar nga qeveria e RMV-së të mbetet sekret.