Një person është ndaluar në Istog pasi ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit ata janë paraqitur në stacionin policor dhe i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Istog 03.01.2021 – 21:00. Janë paraqitur në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”./InLajmi/