Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me rastin e shpërthimit të bombolës në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka uruar që të shërohen sa më shpejtë të gjithë të lënduarit.
“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit që ndodhi sot në Ferizaj.
Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarëve”,është shprehur ai.
Ndërkaq 42 të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm sot në njërin nga restaurantet në Ferizaj, me ç’rast 13 prej të lënduarve në gjendje më të rëndë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK./InLajmi/.