Një këmbësor është goditur në Gjilan, përderisa po e kalonte rrugën në vendkalimin e dedikuar për këmbësorë, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është detyruar të marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Rr. Ibrahim Rugova , Gjilan 04.01.2021-04.01.2021-09:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, dyshohet nga pakujdesia e godet këmbësorin – viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke kaluar rrugën ne vendkalimin për këmbësor. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas marrjes se ndihmës se parë ne QE Gjilan ndalet për tretman te mëtutjeshëm”./InLajmi/