Policia e Kosovës ka gjobitur qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-Covid, përcjell InLajmi.
Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 802 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka gjobitur edhe 694 qytetarë të tjerë, si pasojë e shkeljes së rregullave të trafikut./InLajmi/