• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 1 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Komuna ime

Podujevë, ndërrimi i pushtetit përplas LVV-në dhe LDK-në

J G nga J G
4 January 2021
në Komuna ime
0 0
0
Podujevë, ndërrimi i pushtetit përplas LVV-në dhe LDK-në
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërrimi i ekzekutivit në Podujevë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 29 nëntorit ka ndryshuar edhe rolet e LDK-së e LVV-së në këtë komunë. Pas daljes në opozitë kanë filluar edhe kritikat ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes që në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal. Këshilltarët e LDK-së, pos që nuk i kishin votuar dy pika nga rendi i ditës në seancën e fundit (informatën për gjendjen financiare të komunës dhe listën e pronave të veçanta për dhënie në shfrytëzim për 2021), pika “Të ndryshme” i ka përplasur këto 2 parti. Kjo pikë edhe ka zgjatur më shumë se zakonisht.

Këshilltari nga radhët e LDK-së, Agim Behluli, ka qenë shumë i zëshëm gjatë kësaj seance, për dallim prej herave të tjera që ka qenë shumë pasiv gjatë kohës kur pushtetin e ka pasur partia e tij. Ai ka kërkuar përgjegjësi nga qeverisja e re lokale edhe për çështjen e sigurisë.

“Meqenëse është mbyllur sheshi, këto 2 rrugët tjera të bëhen me dy kahje se u bllokua qyteti krejt. Na patët lodhë për bibliotekë, po ju pyes juve kur doni me bë edhe ku? Çka keni ndërmarrë që është sulmuar njeri me 30.000 euro në pikë të ditës? A e keni mbajtur ndonjë konferencë për gazetarë a çka keni bë?”, ka thënë ai gjatë kësaj seance.

Behluli e ka përmendur edhe plagosjen e vëllait të tij.

Përgjigje i ka dhënë këshilltarja e VV-së, Doruntina Hasani, e cila edhe e kishte ngritur shumë herë këtë çështje.

“Në 2 vitet e fundit e kemi pyetur ish-ekzekutivin se si është e mundur të ndërtoni bibliotekë me 50.000 euro. Tash ju nuk keni të drejtë me na kërkua neve, se ju nuk e keni ngritur zërin asnjëherë deri tash për këtë çështje”, ka thënë ajo.

Hasani e kishte shfrytëzuar rastin që t’i bëjë pyetje drejtorit për Buxhet dhe Financa, për gjendjen financiare të Komunës, pikë e cila nuk ishte miratuar nga LDK-ja e PDK-ja.

Ndërkohë, Mimoza Abdullahu nga PDK ka kërkuar që të ndërtohen edhe së paku 2 çerdhe në partneritet publiko-privat, pasi ka thënë se çerdhja e vetme publike nuk i plotëson nevojat.

Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Pajtim Balaj ka thënë se çështja e sigurisë nuk është në përgjegjësinë e Drejtorisë që udhëheq.

Ai po ashtu i ka thënë këshilltarit Behluli se e ka kontaktuar vëllanë e tij për të shprehur keqardhje për atë se çfarë i ka ndodhur.

Diskutimi i këshilltarit Agim Behlulit nuk është ndalur me kaq. Ai ka vazhduar edhe më tutje duke e ngritur edhe zërin ndaj këshilltarëve të VV-së, derisa edhe ka dalë prej sallës.

Kur në foltore ka dalë drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, për t’iu përgjigjur këshilltares Duruntina Hasani për gjendjen financiare të Komunës, PDK dhe LDK e kanë lëshuar seancën. Derisa po fliste drejtori Osmani se qeveria e LDK-së e kishte lënë Komunën me afro 4 milionë euro suficit, kryesuesi Fatmir Gashi, ka kërkuar nga administrata që të shoh nëse ka kuorum për të vazhduar seanca. Por, kjo është kundërshtuar nga kryetari Bulliqi.

Bulliqi i ka thënë kryesuesit se nuk po di ta udhëheq seancën.

“Po pyes a monitorohet nga niveli qendror seanca? Ju që e mbani procesverbalin duhet të shkruani si po menaxhohet seanca. Nëse ky është kryesues, nuk mundet me imponuar mendimin”, është shprehur Bulliqi.

Ai ka filluar t’u përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve opozitarë, edhe pse ata kishin dalë nga seanca.

“Neve na vije keq që kanë ndodhur ato plagosje. Unë do të kontaktoj edhe komandantin e stacionit policor për të diskutuar për çështjen e sigurisë. Po ashtu do të thërras edhe mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pasi deri sot ky Këshill nuk ka qenë i kompletuar”, ka theksuar Bulliqi.

“Po kërkojnë me ua ndërru rrugët ne, a qe 3 vjet kanë fjetë. Ato çerdhe kërkojnë buxhet. A keni ndarë buxhet për ato çerdhe? Unë prej xhepit nuk mundem me i nxjerr ato çerdhe”.

Në këtë mbledhje, shefi i deritashëm i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Vendenis Lahu, e ka dorëzuar mandatin e këshilltarit komunal, pasi motra e tij, Marigona Lahu, është emëruar nënkryetare e Komunës së Podujevës. Edhe pse ka thënë se kjo nuk paraqet konflikt interesi, Lahu tha se dëshiron të jetë shembull se pozitat nuk janë gjithçka, raporton EO.

Ndërkohë, betimin e kanë dhënë 2 këshilltarë tjerë, Kasib Bashota (LVV) në vend të drejtorit të PZHE-së, Pajtim Balajt dhe Bahri Blakçori (LDK) në vend të drejtorit për Arsim, Avni Fetahut. Blakçori, i cili kishte garuar nën siglën e LDK-së, ka thënë se aktivitetin e tij politik tash e tutje do ta zhvillojë në kuadër të Grupit të LVV-së.

Tags: Doruntina MalokuKomuna e PodujevesLDKShpejtim BulliqiVetevendosje
Postimi i mëparshëm

PDK-së në Gjakovë i bashkohen 70 anëtarë, Beqa e konsideron pikënisje të fitores

Postimi tjetër

Kroacia shpall gjendjen e katastrofës në vendet e shkatërruara nga tërmeti

Të ngjajshme Postime

Lladrovci pret që Kryetari Krasniqi dhe PDK ta zyrtarizojnë kandidaturën e tij në Drenas
Komuna ime

Lladrovci pret që Kryetari Krasniqi dhe PDK ta zyrtarizojnë kandidaturën e tij në Drenas

23 June 2025
Pishina e Gërmisë hap dyert më 28 qershor, hyrje falas për pensionistët dhe çmime të pandryshuara
Komuna ime

Pishina e Gërmisë hap dyert më 28 qershor, hyrje falas për pensionistët dhe çmime të pandryshuara

18 June 2025
Në Prishtinë sot dhe nesër po mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Digjitalizim
Komuna ime

Në Prishtinë sot dhe nesër po mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Digjitalizim

18 June 2025
“Pastrimi” kthehet në rrugët e kryeqytetit – Greva ndërpritet pas marrëveshjes me Komunën
Komuna ime

“Pastrimi” kthehet në rrugët e kryeqytetit – Greva ndërpritet pas marrëveshjes me Komunën

17 June 2025
Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro
Komuna ime

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro

16 June 2025
Ferizaj për herë të parë bëhet me Transport Publik Urban
Komuna ime

Ferizaj për herë të parë bëhet me Transport Publik Urban

14 June 2025
Postimi tjetër
Kroacia shpall gjendjen e katastrofës në vendet e shkatërruara nga tërmeti

Kroacia shpall gjendjen e katastrofës në vendet e shkatërruara nga tërmeti

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu