Por në mesin e 7 viktimave të cilët kanë vdekur këto 24 orë nga koronavirusi është edhe një person i ri 19 vjeçar nga Komuna e Mitrovicës, përcjell InLajmi.
Kjo është mosha më e re e ndonjë qytetari të Kosovës që ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Një nga viktimat është gjithashtu edhe një person 31 vjeçar nga qyteti i Prizrenit, i cili poashtu ishte infektuar me COVID-19.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së./InLajmi/.