Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”Sh.A. ka njoftuar se Niveli i ujit në liqenin e Badocit është për keqëardhje, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie niveli i ujit është 638.38m mbi nivelin e detit ose -11.4m
Postimi i plotë:
Prishtinë, 4 janar – Të nderuar konsumatorë, duke shpresuar që keni kaluar një fundvit të mirë pranë më të dashurve tuaj, ju njoftojmë sot me gjendjen e liqejve akumulues sipërfaqësorë Batllava e Badoci.
Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 638.38 m mbi nivelin e detit ose -11.47 m nën nivelin e kapërderdhjes.
Batllava eshte 628.75 m mbi nivelin e detit ose -6.25 m nën nivelin e kapërderdhjes.
Të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm është gjithnjë e domosdoshme!/InLajmi/.