Parlamenti shqiptar ka votuar sot ministrat e rinj të kabinetit “Rama”, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.
Xhaçka e cila do të jetë e para grua në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punë e Jashtme, mori 94 vota pro ndërsa 4 deputetë votuan kundër kurse një votë ishte abstenim.
Kurse Peleshi ka marrë gjithashtu 94 vota pro për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes,3 vota kundër dhe 3 të tjera abstenim, raporton tch.
Tashmë do të pritet kryerja e ceremonisë së betimit para Presidentit të Republikës për të marrë zyrtarisht detyrën.