Darren Fletcher do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra angleze përmes një komunikate për media
Darren kaloi 20 vjet me klubin si lojtar pasi erdhi përmes Akademisë për të bërë mbi 340 paraqitje të ekipit të parë midis 2003 dhe 2015.
Ai ka qenë trajner i U16 që nga tetori dhe tani do të bashkohet me stafin e ekipit të parë me kohë të plotë. trasmeton Indeksonline
Si lojtar, Darren fitoi pesë tituj të Ligës Premier, një Kupë FA, dy Kupa të Ligës, Ligën e Kampionëve dhe Kupën Botërore të Klubeve, si dhe 80 ndeshje për Skocinë.