Brenda 24 orëve në vendin tonë janë raportuar 7 persona të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Komuna e Pejës dhe e Mitrovicës janë më nga 2 raste humbje jete të personave, ndërkaq komuna e Istogut, Prishtinës dhe Prizrenit me nga një rast.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së./InLajmi/.