Në një supermarket në fshatin Xërxë të Rahovecit janë vjedhur 10 mijë euro dhe 100 shteke të cigareve.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
“Personat e panjohur në objektin e Q.T kanë depërtuar nga ana perëndimore (pasme) ku kanë hapur një vrimë në murin e jashtëm me mjete të forta në dimensione 40×50 cm përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kane kryer vjedhjen”.
“Sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve të ndryshme 100 shteke, si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla në vlerë rreth 10.000 Euro. Rastin në fjalë e merr njësiti i hetimeve regjionale”, thuhet në njoftimin e Policisë.