Presidenti i FC Inter, Steven Zhang, ka mohuar zërat që thonin se Suning po planifikon shitjen e Interit.
Ditën e djeshme qarkullonin lajme se Suning, grupi që ka në pronësi Inter, po planifikon shitjen e klubit nga Milano, por në mohim të këtyre zërave doli vetë presidenti i Inter, Steven Zhang.
Sipas “Tuttosport”, Suning kishte refuzuar një ofertë prej 800 milionë euro për shitjen e klubit.
Sipas artikullit, Inter do të kërkojë nga bankat një hua prej 375 milionë euro, kjo pasi ata kanë detyrime dhe borxhe që duhet shlyer deri në vitin 2022, transmeton lajmi.net.
Në komunikatën e klubit, bëhet e ditur se Steven Zhang mohon kategorikisht shitjen e klubit nga Suning.