Gjatë ditës së sotme është raportuar se rruga për në Bogë është bllokuar dhe njerëzit nuk po arrijnë të hyjnë e as të dalin për më shumë se katër orë, shkruan InLajmi.
Policia Rajonale e Pejës për gazetën InLajmi tha se arsyeja e bllokimit është pasi persona i kanë lënë veturat e tyre në rrugë.
“Rruga është bllokuar në Bogë, shkaku i veturave që qytetarët i kanë lënë në rrugë.
Një veturë që ka mbet n rrugë duke shkuar dhe tjetra duke u kthyer sigurisht që bllokohen”,kanë thënë Policia e Rajonit të Pejës/InLajmi/