“Plaku i Urtë i Kosovës”, Anton Çeta u lind më 3 janar të vitit 1920, për t’u shndërruar në personalitetin ikonë, i cili ndali gjakmarrjet dhe vëllavrasjen në Kosovë, shkruan InLajmi.
“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, ka arritur të pajtojë mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90-ta.
Anton Çeta, lindi në vitin 1920, në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe patriot shqiptar./InLajmi/