Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, është shprehur falenderuese ndaj kongresmenit amerikan, Eliot Engel, për shërbimin dhe miqësinë e tij për Kosovën, përcjell InLajmi.
Osmani është shprehur se vendosmëria e Engel në mbështetjen e shtetndërtimit të Kosovës ishte e domosdoshme.
Postimi i saj i plotë:
“Njohja juaj e nevojës për drejtësi dhe vendosmëria juaj në mbështetjen e shtetndërtimit të Kosovës ishin të domosdoshme.
Njerëzit tanë janë përjetësisht mirënjohës dhe ju urojmë çdo të mirë në përpjekjet tuaja të ardhshme”,ka thënë tutje Osmani. /InLajmi/