Në rrugën “Vëllezrit Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident nga një automjet në lëvizje dhe një këmbësor, shkruan InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe të njejëtit i është ofruar tretman mjekësor.
“Rreth orës 14:30, në rrugën Vëllezrit Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me rast është duke u marrë hetuesia e trafikut”,ka thënë Ahmeti./InLajmi/