Derisa shtete të shumta kanë raportuar miliona raste të infektuara me Covid-19, Greenlanda ka shënuar 27 raste të infektuara me këtë virus.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, në këtë shtet nuk është raportuar asnjë i vdekur si pasojë e COVID-19, derisa 21 persona janë shëruar nga virusi dhe 6 raste janë ende aktive me të.
Ndërsa, 15.677 persona janë testuar për COVID-19 në Greenland.
Kujtojmë që numri i të infektuarve me këtë virus në gjithë botën ka shkuar në mbi 85 milionë.
Ndërsa, sipas statistikave botërore mbi 1.8 milionë persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, si dhe mbi 60 milionë janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 20. 904.701 raste, pastaj India me 10.324.631 raste, Brazili me 7.716.405 raste, Rusia me 3.236.787 raste dhe Franca me 2.643.239 raste, transmeton Front Online.
Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 51.731 raste nga 186.31 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 1340 raste të vdekjes.