Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në natën e 3-të të Vitit të Ri i ka vizituar familjet Xheladini dhe Dehari, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se i kujton me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin.
Postimi i plotë i tij:
“Me Liburnin, te Shaban Xheladini dhe Avni e Xhemile Dehari. Në natën e tretë të Vitit të Ri 2021 i gëzohemi fitoreve e sukseseve që i kemi përpara, por edhe i kujtojmë me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin”./InLajmi/