Izraelitët mbajtën protestë kundër kryeministrit Benyamin Netanyahu, për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion dhe dështim në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Pavarësisht karantinës së zbatuar si pjesë e masave mbrojtëse, shumë protestues morën pjesë në protestën pranë rezidencës së kryeministrit në Kudsin Perëndimor.
Protestuesit me maska dhe bluza me mbishkrimin “Kryeministri i Krimit”, duke iu referuar Netanyahu-t, shpesh brohorisnin: ”Bibi (Netanyahu), ik në shtëpi”.
Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Të gjithë janë të barabartë para ligjit” dhe “Ik”, duke i bërë thirrje Netanyahu-t të japë dorëheqjen.
Policia, e cila bllokoi rrugët që çojnë në zonën ku u mbajt protesta, mori masa të gjera të sigurisë zonë. Demonstrata të ngjashme u mbajtën në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Tel Aviv.
Policia izraelite ndaloi 8 protestues në një protestë para rezidencës së kryeministrit gjatë orëve të ditës. Protestat kundër Netanyahu-t kanë vazhduar për 28 javë në Izrael, vend i cili është prekur nga vala e 3-të e pandemisë COVID-19 dhe ku papunësia po rritet gradualisht.
Qeveria e Netanyahu-t ka vendosur masën e karantinës për të paktën 2 javë në gjithë vendin që nga 27 dhjetori, për shkak të rritjes së rasteve ditore, transmeton tch.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu, me arsyetimin se ai nuk ka arritur të menaxhojë pandeminë dhe për shkak të lëndës gjyqësore ndaj tij me akuzat për korrupsion.