Miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel pas 32 vjetësh largohet nga kongresi amerikan, përcjell InLajmi.
Ndaj Engel është shprehur falënderues edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e përshkruajti atë si autoritet të pazëvendësueshëm politik.
Postimi i plotë i tij:
“Përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! Autoritet i pazavendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”./InLajmi/