Reperi Gjiko sot feston ditën e lindjes.
Asdren Gjikolli i njohur në estradë si Gjiko sot mbush 29 vjet.
Ai ka lindur me 3 janar në vitin 1992.
Ndryshe, reperi është një artistët e estradës i cili ka një numër bashkëpunimesh dhe projekte muzikore të lansuara që nga koha kur është bërë pjesë e skenës muzikore.
Këtë vit nuk ka qenë edhe aq aktiv me videoklipe mirëpo realizimi i këngës me Melinda Ademin “X5” pothuajse i mjaftoi pasi që ka qenë një nga hitet verore më të dëgjuarat, shkruan Fakte Plus.

Sa i përket jetës private, Gjiko vazhdon ta shijojë jetën familjare bashkë me moderatoren Elita Rudi, të cilët pas lindjes së djalit, Zërit, do të bëhen prindër për herë të dytë të një vajze.