Babai i tij, Naim Musliu u shpreh se po e përjetojnë shumë rëndë vdekjen e Agonit e që ende sipas tij nuk është vënë drejtësia në vend. Ai tha se fajtor për vdekjen e tij janë ish-kryeministri Albin Kurti, ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ish-ministri në detyrë i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Po ashtu, ai ka shprehur pakënaqësi për mospjesëmarrjen e tij në komisionin hetimor për vdekjen e djalit të tij, e që sipas Naim Musliut deputetët e Vetëvendosjes kishin votuar kundër, raporton Gazeta Blic.
“Edhe në komisionin hetimor mund të vërtetohet se votimi u bë, deputetët e Vetëvendosjes kanë voutar kundër për shkuarjen time në Komisionin hetimor të parlamentit, që dmth i kam penguar. Se çka i ka shty ata, ata vetë e dijnë çka dojnë me heshtë çka dojnë me mbrojtë ata vetë e dijnë por unë nuk do të ndalem për drejtësinë asnjëherë. Për djalin tim asnjëherë nuk do të ndalem do të bëjë padi siç thashë, për këta që po mendoj se Kurti dhe qeveria e tij bënë padrejtësi të madhe e bënë këtë karantinim. Agoni nuk ka qenë për karantinë”, tha ai.