Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë në botë që arrin 250 milionë ndjekës në Instagram, përcjell InLajmi.
Pas tij, personi i 2-të më i ndjekur në Instagram është këngëtarja e njohur, Ariana Grande, e cila ka 214 milionë ndjekës, ndërsa personi i 3-të më i ndjekur është aktori Dwayne Johnson (The Rock), i cili ka 209 ndjekës.
Pjesën tjetër të listës e kryesojnë: Kylie Jenner me 207 milionë ndjekës. Selena Gomez me 200 milionë ndjekës, Kim Kardashian me 197 milionë ndjekës, Lionel Messi me 174 milionë ndjekës, Beyonce me 159 milionë ndjekës dhe Justin Bieber me 156 milionë ndjekës.
Ndërkaq, llogaria më e ndjekur në Instagram është vetë llogaria e këtij rrjeti social, me gjithsej 382 milionë ndjekës/InLajmi/