Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka ironizuar me vjedhjen që ndodhi më 21 tetor të vitit 2020 në Thesarin e Shtetit, përcjell InLajmi.
Avdyli pyeti se, ata që i morën mbi 2.1 milionë euro, a thua iu përgjigjen lutjeve me e-mail për t’i kthyer ato para.
Ndryshe, ai është rreshtuar përkahë iniciativës së Vjosa Osmanit.
Postimi i plotë i tij:
“A thua iu përgjigjen lutjeve me Email, ata avulluesit e 2.100.000 € që ti kthejnë ato para. Është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbshme keto ditë. Sepse pas shkurtit sdo ketë më lutje, ta dini…”./InLajmi/