Një nga qendrat turistike më të mëdha në Kosovë, Brezovica, që nga fillimi i vitit 2021, do të jetë nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Këtë e ka bërë të ditur Valon Tolaj, drejtor menaxhues.
Tolaj ka thënë se ky vendim është marrë pak javë më parë.
“Ka vendim nga AKP-ja, Brezovica do të jetë nën administrimin direktt të AKP-së, nga ky vit”, është shprehur ai.
E përveç menaxhimit të Brezovicës, Tolaj shpreson që këtë vit të fillojë procesi i privatizimit, i cili ishte ndërprerë me vendim të Qeverisë.
Udhëheqësi i AKP-së, thotë se ky institucion ka dhënë kontributn e vet për strategjinë e re që është duke u hartuar, dhe tashmë pritet vendimi i Qeverisë.
“Shpresojmë ta mbrrijmë ta kemi të miratuar atë strategji, e cila do t’i japë dimension kohor procesit të privatzimit, dinamikë, çka duhet të ndodhë në mënyrë që të finalziohet procesi i privatzimit. Është vendosur një kornzië se çfarë do të ndodhë me AKP-në, në një periudhë të caktuar prej 3-5 vjet, të paktën kështu parashikohet në draftstrategjinë”, është shprehur Tolaj.
Ai ka bërë të ditur se janë edhe 7 ndërrmarrje në procesin e privatzimit, ndërsa shtojë se pengesë në këtë proces kanë qenë edhe rastet e shumëta gjyqësore, raporton EO.
Sipas tij, janë 25.000 kontekste gjyqësore që lidhen me privatizimin.




















