2 policët të cilët u rrahën nga 6 persona gjatë ditës së djeshme në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, kanë pranuar trajtim mjekësor, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 6 personat të cilat u arrestuan pas vendimit të prokurorit janë liruar.
“Vushtrri 01.01.2021 – 20:35. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë rrahur në mes vete. Gjatë arrestimit dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/