Zëdhënsi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyçi ka reaguar pas publikimit të një postimi të Vjosa Osmanit, përcjell InLajmi.
Bytyqi ka thënë se Osmani është mirë me e postu tërë poezinë e Ndre Mjedës, jo vetëm pjesa që ju përshtatet.
Sipas Bytyqit Mjeda po i thotë garo vet në zgjedhje, nëse ke guxim
Postimi i plotë i tij:
Vjosa Osmani është mirë me e postu tërë poezinë e Ndre Mjedës, jo vetëm pjesa që ju përshtatet.
Poezia e plotë Mjedës më së miri e zbërthen karakterin e saj politik;
Lundertari qe s’rezikohet
Kur asht’ deti shkum’ e vale
Vete me vedi mos t’ankohet
Se i shkoi dita pa FITIM
Tuj u tall’ e tuj pritue
Kurrgjasend nuk qitet n’drite
Cfaredo sendi me fitue
Trimni lypet e guxim
Mjeda po i thotë garo vet në zgjedhje, nëse ke guxim!/InLajmi/