Koordinatori i Sigurisë Kibernetike, Zafir Berisha ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri, përcjell InLajmi.
Berisha ndër tjerash ka folur për rreziqet që, sipas tij, i kanosen shtetit të Kosovës brenda dhe jashtë kufijve.
Postimi i plotë i tij i pandryshuar:
“Për fundin e vitit 2020!
Kosova gjatë vitit 2020 kaloi një nga vitet shumë të rënda në historin e re të shtetëndërtimit!
Kriza ekonomike e sociale që ishte produkt i pandemis Covid-19 e shoqëruar edhe nga paqëndrushmëria politike e institucionale, ka bërë që shoqëria jonë të përballet me kriza dhe dukuri të pazakonta ose edhe të padukëshme!
Kosova si e gjithë bota u izolua nga Covid-19 dhe si çdo shoqëri tjetër, vendi ynë rrëshqiti drejtë një krize morale e cila u bë target i sulmeve nga jashtë, përmes lajmeve të rreme dhe luftës psikologjike në rrjetet sociale dhe media të rrejshme elektronike.
Ndërhyrjet gjatë vitit 2020 nga Serbia dhe Rusia u rritën me shpejtësin e dritës të cilët gjetën një teren të përshtatshëm, e të cilët po e shfrytëzojn me mjeshtëri hipokrizin e Albinit dhe LVV, njejtë siç i kanë shfrytëzuar hipokrizit e sojit të njejtë të politikanëve në Malin e Zi dhe Maqedoni për të krijuar destabilitet me qëllimin e vetëm që Sebia para perendimit të paraqitet si gardian e stabilitetit politikë e i sigurisë në Gadishullin Ilirik”./InLajmi/