• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 28 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti

Varianti i ri i koronavirusit, çfarë dihet deri më sot?!

V E nga V E
31 December 2020
në Shëndeti
0 0
0
Varianti i ri i koronavirusit, çfarë dihet deri më sot?!
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Varanti i ri ka zgjuar shqetësim dhe shumë pikëpyetje. A përhapet më lehtë? A shkakton sëmundje më të rëndë? Si reagon ndaj vaksinës dhe terapive mjekësore? Pyetjet po shtohen po aq shpejt sa vetë variantet e reja të koronavirusit, sidomos varianti i shfaqur për herë të parë në Britani dhe që tani është identifikuar në disa vende të tjera, përfshirë SHBA-në.

Shkencëtarët thonë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe se në përgjithësi variantet e reja nuk duhet të alarmojnë.

Shqetësimet e kanë burimin te komentet e kryeministrit britanik para Krishtlindjes se varianti i ri është më ngjitës dhe po përhapej më me shpejtësi në Angli.

Të martën, zyrtarët e shëndetësisë në Kolorado thanë se kishin diagnostikuar një individ të prekur nga ky variant. Të mërkurën një rast tjetër u zbulua në Kaliforni.

Ja disa pyetje mbi variantin e ri dhe shpjegime bazuar në ato që dihen deri tani:

Nga e ka origjinën ky variant?

Variante të reja ka pasur që nga momenti që koronavirusi u shfaq për herë të parë në Kinë afro një vit më parë. Viruset pësojnë mutacione, apo shfaqin ndryshime të ndryshme gjatë riprodhimit dhe përhapjes në popullatë.

Pjesa më e madhe e ndryshimeve janë të papërfillshme.

“Për shembull ndryshime në një apo dy gërma të kodit gjenetik që nuk ndikojnë tek aftësia e virusit për të sëmurur individin”, thotë Dr. Philip Landrigan, ish-shkencëtar në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe aktualisht kryesues i programit për shëndetin global në Kolegjin e Bostonit.

Situata bëhet më shqetësuese kur virusi pëson mutacione në proteinat që ka në sipërfaqe dhe që e bëjnë të aftë të mbrohet nga ilaçet apo goditja e sistemit imunitar, ose kur pëson një numër ndryshimesh që e bëjnë të reagojë shumë ndryshe nga virusi origjinal.

Çfarë e bën një variant dominues?

Nëse një variant ekziston në numra të konsiderueshëm dhe fillon të përhapet në një zonë, apo në aktivitete me pjesëmarrje të lartë ku ka përhapje të shumëfishuar, varianti mund të bëhet dominues.

Por mund të ndodhë edhe kur falë një mutacioni, një variant i ri gëzon avantazh që i lejon të përhapet më shpejt se variantet e tjera në qarkullim.

Shkencëtarët vazhdojnë punën studimore për të konfirmuar nëse varianti i diktuar fillimisht në Angli është vërtetë më ngjitës se sa të tjerët. Deri tani ka prova se ky variant është më i fortë në konkurrencë me variantet e tjera, lëviz më shpejt dhe infekton më shumë njerëz, thotë dr. Landrigan.

Varianti britanik u identifikua fillimisht në shtator, thanë zyrtarët e OBSH-së. Në Afrikën e Jugut është diktuar një variant tjetër që po përhapet në popullatë.

Përse është shqetësues varianti britanik?

Ky variant përmban mbi 20 mutacione, tetë prej të cilave në zgjatimet që i shërbejnë virusit për të penetruar dhe infektuar qelizat e njeriut. Këto zgjatime janë në shënjestër të kurave mjekësore dhe vaksinave kundër koronavirusit.

Dr. Ravi Gupta, virolog në Universitetin e Kembrixhit tha se modeli laboratorik çon në përfundimin se mund të jetë dy herë më ngjitës se variantet që kanë dominuar deri tani në Angli. Dr. Gupta dhe studiues të tjerë publikuan një raport në internet, për të ndarë me kërkues të tjerë rezultatet e punës së tyre, por raporti ende nuk është analizuar zyrtarisht dhe nuk është botuar në ndonjë revistë shkencore.

A shkakton varianti i ri sëmundje më të rëndë ose rrezik më të lartë nga vdekja?

“Deri tani nuk ka shenja se rrit seriozitetin e sëmundjes apo rrezikun nga vdekja, por janë shqetësime që duhen mbajtur parasysh”, thotë Dr. Landrigan. Me shtimin e numrit të të infektuarve nga varianti i ri, “do të mësojmë shumë shpejt nëse shkakton sëmundje më të rëndë”.

Maria Van Kerkhove, eksperte për epidemitë pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se “informacioni që kemi deri tani tregon se nuk ka ndryshime” në llojin e simptomave apo seriozitetin e sëmundjes.

Si ndikojnë te kurat mjekësore këto mutacione?

Disa raste në Angli kanë shkaktuar shqetësim se mutacionet në disa variante të reja mund të ulin efektivitetin e ilaçeve që përpiqen të forcojnë reagimin e imunitetit.

Van Kerkhove thotë se po bëhen studime për të analizuar si ndikohet reagimi imunitar.

Kompania farmaceutike Eli Lilly tha se analizat laboratorike çojnë në përfundimin se ilaçet mbeten plotësisht të efektshme.

Po vaksinat?

Shkencëtarët besojnë se vaksinat që janë miratuar deri tani do të jenë të efektshme edhe kundër variantit të ri, por ende vazhdon puna për ta konfirmuar këtë bindje. Të mërkurën, zyrtarët britanikë theksuan se nuk ka të dhëna që tregojnë se varianti i ri është më rezistent përballë vaksinës.

Vaksinat fuqizojnë reagimin e sistemit imunitar, prandaj pritet që ky efekt të jetë ende i pranishëm, thonë shkencëtarët.

Çfarë duhet të bëjë individi për të ulur rrezikun?

Respektimi i protokolleve mbrojtëse: vënia e maskës, larja e duarve rregullisht dhe shmangia e turmave mbeten masat më të efektshme mbrojtëse.

“Me pak fjalë, duhet të pengojmë përhapjen e virusit”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan VOA.

“Sa më shumë përhapet, aq më shumë mutacione shfaqen”

Tags: KoronavirusiOrigjinaVarianti i ri
Postimi i mëparshëm

Enver Hoxhaj mbylli vitin 2020 në familjen e Kadri Veselit

Postimi tjetër

Rama: Pas goditjeve nga tërmeti dhe pandemia dolëm më të fortë

Të ngjajshme Postime

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm
Jeta në çifte

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata
Këshilla

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

25 September 2025
Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës
Jeta në çifte

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

25 September 2025
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme
Shëndeti

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

25 September 2025
Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale
Receta

Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale

24 September 2025
Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë
Jeta në çifte

Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë

23 September 2025
Postimi tjetër
Edi Rama: Rrugëtim të mbarë Qeverisë së re të Kosovës

Rama: Pas goditjeve nga tërmeti dhe pandemia dolëm më të fortë

Lajmet e fundit

Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit

Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit

28 September 2025
Burri që kaloi 33 vjet vetëm në një ishull, sepse nuk donte të fliste me askënd

Burri që kaloi 33 vjet vetëm në një ishull, sepse nuk donte të fliste me askënd

28 September 2025
Selena Gomez dhe Benny Blanco kurorëzojnë dashurinë në Santa Barbara

Selena Gomez dhe Benny Blanco kurorëzojnë dashurinë në Santa Barbara

28 September 2025
‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

28 September 2025
Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu